Berisha flet për protesta në janar: Gjithçka varet nga…

9 months ago 10

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se janari do të jetë muaj i protestave, ndërsa theksoi më tej se gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve shqiptarë për t’u përballur me diktaturën e re.

Ai tha se protestat do të vijojnë deri në përmbysjen e regjimit të Ramës.

“Protesta do të ketë në muajin janar. Dmth do të ketë protesta. Gjithnjë e më shumë del e qartë, gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve shqiptarë për t’u përballur me diktaturën e re, me armët e diktaturës, SPAK, dhe armët e tjera të saj. Tani jemi në këto kushte. Do të fillojmë në janar dhe do të ndërpriten protestat deri sa të ikë Edi Rama nga pushteti. Ka një mobilizim nga demokratët.”, tha Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article