Berisha: Gaz Bardhi do bënte mirë të vinte nesër, por dhe po s’erdhi nuk më ngelet qejfi

10 months ago 12

Sali Berisha është shprehur se nuk do të ketë hatërmbetje mes tij dhe Gazment Bardhin, nëse ky i fundit nuk merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të 2 Dhjetorit ku ai do të votëbesohet pasi humbi zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Berisha theksoi se grupi parlamentar është i bashkuar dhe se procesi i votëbesimit është statutor, duke shtuar se “ka qëllim të përcaktojë për çdo demokrat projektin tonë”.

“Grupi Parlamentar është i bashkuar, do e kuptojmë këtë si një proces. Është apo jo i bashkuar po e dëshmon beteja që po bëjnë në Parlament, e fshinë Parlamentin monist, e mbushën me bodyguard, e futën në zoom etj. Ishim bashkë aty kur Rama erdhi me autokolonë makinash sikur të ishte Kim Jong Un, jo si kryeministri i një vendi anëtar i NATO.

Grupi është simbol i qëndresës së PD, probleme të cilat nuk i injoroj janë në zgjidhje e sipër. Ky është një proces statutor, i nesërmi. Ka qëllim të përcaktojë për çdo demokrat projektin tonë, kjo është”, u shpreh ish-kryeministri.

I pyetur a do të ketë hatërmbetje me Gazment Bardhin dhe deputetët që e mbështesin nëse nuk marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar, Berisha u përgjigj se: “Dëshira është që të jenë, por absolutisht bashkëpunimi do të vazhdojë sikur ka qenë në sallë.”

Read Entire Article