Berisha: Hordhia e zyrtarëve shqiptarë është derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve

4 months ago 12

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij te dritarja e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se narko-shteti i Ramës është shtet i shëmtuar në çdo aspekt.

Berisha thekson se hordhia e zyrtarëve shqiptarë është derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve.

“Të dashur miq, narkoshteti është shteti më i shëmtuar në të gjitha aspektet.

Ndeshja që zhvillohet sonte ka mbyllur të gjitha dyqanet qeveritare.

Ka mbyllur zyrat, ka mbyllur parlamentin tre ditë para.

Hordhia e zyrtarëve shqiptarë, të urryer të gjithë nga fansat kuqezi, janë derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedha të shqiptarëve.

Haram i paçin.

Për hundë do ua nxjerrim!

Beteja jonë është betejë për çdo shqiptar.

Është betejë për të sotmen, për të ardhmen e këtij vendi.

Është betejë që shqiptarët të mos braktisin vendin e tyre.

Është betejë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në këtë vend”, shprehet Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article