Gjykata Italiane ka lënë në burg 15-vjeçarin i cili akuzohet pë vrasjen e 14-vjeçares shqiptare Aurora Tili, e cila ra nga taraca e një pallati në katin e shtatë mbi taracën e një tjetër pallati katër katësh.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 25 tetorit. Prokuroria kërkoi mbajtjen në qelinë e paraburgimit për të mitur në Prattello të Bolonjas, pasi pretendon se ka dëshmi që vërtetojnë se ishte adoleshenti ai që hodhi nga taraca Aurorën.
Dëshmitarë të pranishëm atë mëngjes tregojnë se ndërsa Aurora mbahej te parkmakët dhe kërkonte ndihmë, 15-vjeçari e godiste me shkelma në duar, deri sa ajo nuk mund të mbahej më duke rënë nga taraca.
Vetë i mituri i pyetur nga prokurorët ka mohuar të ketë qenë ai personi që ka kryer krimin, ndrësa nga hetimet rezulton se në trupin e Auroës nuk ka patur asnjë shenjë të kaçavidës 15.5 cm e cila iu gjet adoleshentit.
Kujtojmë që 15-vjeçari shqiptar i akuzuar për krimin e rëndë u arrestua tre ditë pas ngarjes. Ndërkohë varrimi i Aurorës do të mbahet të martën më 5 nëntor në Katedralen e Piacenza, në orën 15:00. Pas varrimit trupi i 14-vjeçarja do të digjet, me kërkesë të familjes.