Përfundojnë afatet e paraburgimit, GJKKO nxjerr nga qelia Genti Nderjakun. Lidhja me atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji

2 days ago 33

Kërkuesi Genti Nderjaku (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i

narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar

kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë

18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të

paraburgimit”. Po ashtu, kërkuesi Julian Pjetri (i dyshuar për kryerjen e veprës penale

të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të

strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me

datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Shuarje e masës së sigurimit, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”. Kërkesat

e mësipërme janë bashkuar në një të vetme me vendim të ndërmjetëm, të datës

30.10.2024.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet

263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024

të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 610, datë 30.10.2024, vendosi:

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së

sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj

personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023

të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate,

për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

  1. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Genti

Gani Nderjaku, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar

nga neni 237 i K.Pr.Penale.

  1. Detyrohet personi nën hetim Genti Gani Nderjaku të mos largohet nga banesa e

tij me adresë: ****.

  1. Detyrimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të mos komunikojë me

persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

  1. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që

mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku.

  1. Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së

sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate,

për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

  1. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim

Julian Ndue Pjetri, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar

nga neni 237 i K.Pr.Penale.

  1. Detyrohet personi nën hetim Julian Ndue Pjetri të mos largohet nga banesa e tij

me adresë: ****.

  1. Detyrimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të mos komunikojë me

persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

  1. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që

mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri.

  1. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky

afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 30.10.2024

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article