Berisha: I gëzuar për penalltinë, portieri kuqezi debutoi tek Empoli

1 year ago 21
Reklamë
21:00 04/09/2023

Priti një 11 metërsh, por nuk arriti të shmangte humbjen

Etrit Berisha e nisi debutimin e tij te Empoli duke pritur një penallti. Portieri i përfaqësueses shqiptare të futbollit tregoi eksperiencë dhe gjendje mendore mjaft të fortë.

34-vjeçari i cili mori vlerësime për paraqitjen e tij, dha përshtypjen me paraqitjen e tij se është një lider në fushë.

Në përfundim të takimit, portieri kuqezi tha se tek Empoli ndihen përgjegjësi.

“Që në momentin e parë që u thirra nga drejtori sportiv, më thanë se kërkonin një portier me përvojë. Kam qenë kapiten në kombëtare, ndihem më i përgjegjshëm në këtë ekip. Por e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të punojmë dhe të jemi pozitivë. Kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë të tjerë të rinj që mund të na nxjerrin nga kjo situatë. Ne mund të njihemi më mirë përgjatë kësaj periudhë.”

Portieri 34-vjeçar analizoi edhe ndeshjen me Juventusin.

“Sinqerisht mendoj se nëse pjesa e parë e ndeshjes do të ishte 0-0, ne mund të kishim bërë diçka më shumë. Goli i parë ishte një episod, na preu pak këmbët në një moment të mirë. Pastaj kanë cilësi, dinë të kundërsulmojnë dhe ndeshja bëhet më e vështirë. Të shikojmë përpara! Më gëzon fakti që unë prita penallti që në debutim, por do të ishte më mirë nëse do të kishim pasur rezultat.”

Empoli u mund 2-0 nga “Zonja e Vjetër” në takimin e luajtur në “Castellani”. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Danilo dhe Kieza.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article