Berisha i pandehur nga SPAK, Meta: Akuzë politike e diktuar nga “lart”. Po tentohet të asgjësohet opozita

6 days ago 26
Reklamë

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se akuzat ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha janë të motivuara politikisht, me qëllim asgjësimin e opozitës.

Sipas Metës, po goditet lideri i Partisë Demokratike, në mënyrë të shkohet drejt asgjësimit të partive opozitare.

“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit për të marrë të pandehur pa prova, fakte dhe pa dokumente liderin historik të PD, profesor doktor Sali Berishën nuk është gjë tjetër veçse një akuzë politike e diktuar nga Edi Rama në funksion të axhendës së tij elektorale me qëllim asgjësimin me cdo mjet të opozitës dhe të pluralizimit politik”, tha Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article