“Berisha ka çuar dhomën e gjumit në selinë e PD, për t’u ngujuar aty”

10 months ago 24

Berisha do tentojë të marrë peng selinë e PD, deklaroi ish-deputeti Azgan Haklaj, pasi Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të tij.

Haklaj theksoi se ish-kryeministri do e përdorë këtë si skenar, edhe pse nuk do të arrijë ta realizojë, pasi PD është e demokratëve dhe jo banesë private.

“Ra brinja më e fortë e trekëndëshit, Rama-Berisha-Meta. Mbështetja e Berishës ka rënë, është në ditën e tij më të vështirë. Tentoi të marrë peng një pjesë të PD, për ta përdorur si mburojë në betejën e gjatë me SHBA dhe drejtësinë shqiptare.

Berisha sulmoi SPAK, gjykatën, i vetmi ish-kryeministër që sulmon prokurorinë. Kur në fakt Berisha dhe familja e tij është sanksionuar si organizatë kriminale.

Berisha për shkak të moshës mund të përfitojë arrest shtëpie. Por ai po përgatit një skenar tjetër, të përshtatë selinë e PD për ta përdorur si banesë të tij.

Ka deklaruar shpesh se nuk ka banesë dhe jeton tek vajza e tij. Berisha nuk mundet të hyjë në PD dhe të thotë që arrestin do e kalojë në seli, aty ku mesa unë di ka çuar edhe një dhomë gjumi”, tha Haklaj.

Read Entire Article