Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha ka marrë peng opozitën dhe Shqipërinë.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se mosbindja civile, është një gënjeshtër e madhe.
“Më vjen shumë keq që po merremi me një si Berisha, po merr peng Shqipërinë dhe opozitën. Berisha sot kishte bërë dy hapa mnbrapa, tha se ka qenë keqkuptim mosmarrja pjesë në Parlament. Tjetër gjë bën, tjetër gjë bën. Përpiqet që të dalë me dinjitet nga kjo histori. Ai thotë mosbindja civile vazhdon, është gënjeshtër e madhe. Mosbindja civile është për qytetarët e thjeshtë. Janë të paorganizuar, dalin në mënyrë spontante. Flas si koncept”, theksoi ajo./abcnews.al