“Shqiptarët me 11 korrik do betohen për të përmbysur këtë regjim hajnash, që për 40 përqind të shqiptarëve ofron rrugët e botës, kurse për vete me vjedhjet që bën, me paratë e qytetarëve ndërton parajsën, me depozita qindra milionëshe në kontot e fshehta offshore, me hotele luksoze, me saraje përrallore, më pallate, me tendera të vjedhur 100 përqind në prokurime publike”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën që iu drejtoi mbështetësve të tij, nga ballkoni i banesës ku qëndron prej më shumë se 6 muaj, me vendim të GJKKO-së.
Berisha tha se kilometri i tunelit të Llogarasë ka një kosto 2,2 herë më të lartë se tuneli i Kërrabës. Berisha tha se ndërsa tuneli i Kërrabës i shërbente 2 mln banorëve, ai në Llogara u shërben 3 mijë banorëve dhe ka një kosto 45 mijë euro për banor.
“11 korriku është betimi i shqiptarëve kundër kriminelëve në pushtet dhe bandave të tyre.
11 korriku është dita e shqiptarëve kundër armikut më të egër që ata kanë pasur Edvin Kristaq Rama, i cili mori pushtetin, i akuzuar në raportet e OSBE-së se ka fshehur në kontot offshore 200 milionë euro.
I cili ndërtoi sarajet e Surrelit 57 metra të gjata, në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë.
I cili ndërtoi sarajet me një kopsht 5 mijë metër katrorë, duke deklaruar se ma ka dhuruar Linda se e kishte blerë me 2 dollarë, në një kohë kur toka aty kushtonte minimumi 25-40 dollarë.
Edi Rama është armik i qenies së shqiptarëve.
Shqiptarët betohen të japin përgjigje sojit të tyre, familjarëve të tij, që si shushunja u thithin gjakun shqiptarëve.
Vëllait të tij, Olsi Rama, që me firmë të vëllaçko Edit, përvetëson 38 mijë metër katrorë tokë. Ky peshkaqen i pangopur, farë e keqe si kjo nuk ka pasur Shqipëria”, tha Berisha.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb