Berisha: Marrëveshja për emigrantët, anti-kushtetuese

11 months ago 13
15:43 10/11/2023

“Nuk është marrë plotëfuqia nga Presidenti”

Si ish-kryeministër që ka pasur eksperienca me marrëveshjet ndërkombëtare, një prej të cilat ajo e detit me Greqinë që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, Sali Berisha siguron se marrëveshja që Rama firmosi me Melonin për të krijuar një kamp azilantësh është si në fryme dhe në germë në shkelje me Kushtetutën.

Kreu i demokrateve e cilëson provokim nga ana e deputetit Çollaku rreshtimin në kahun e shumicës, kur opozita është duke protestuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë ligjvënësve.

Dënon trajtimin çnjerëzor të fëmijës 3-vjeçare nga edukatorja, rast i denoncuar nga emisioni “Stop”, por të gjithë fenomenin përfshirë dhe atë mos kryerjen e hetime nga policia e cilëson pasojë të një sistemi korruptiv të drejtuar nga kryeministri.

Demokratët kanë vendosur të mbledhin Kuvendin Kombëtar në 2 Dhjetor ku do të votëbesohet Sali Berisha si kryetar i partisë, por do të vendosin dhe për aksionin opozitar që do të ndjekin pas situatës bllokuese në Parlament që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e shumicës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article