Berisha në ‘arrest shtëpie’, anëtarët e departamentit ‘Brain Gain’ poshtë banesës së ish-kryeministrit, ngujohen në selinë e PD

9 months ago 25

Anëtarët e Departamentit ‘Brain Gain’ të Partisë Demokratike u mblodhën në mbrëmjen e së shtunës poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij.

Ndaj tij dje GJKKO dha masën ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore nën akuzën e korrupsionit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Më pas ata janë ngujuar në sallën “Pjetër Arbnori” në seli, si shenjë e kundërshtimit të asaj që po ndodh me ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit përmes avokatëve të tij sqaroi se do të apelonte vendimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article