Berisha në ‘Arrest shtëpie”, Argita Malltezi: Nuk ka asnjë veprim hetimor që lidhet me të

3 months ago 8

Agita Malltezi, e bija e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se nuk ka asnjë veprim hetimor të lidhur me Berishën.

Në një konferencë për shtyp ajo u shpreh se ndërkohë që kryedemokrati mbahet në arrest shtëpie, asnjë fakt i ri nuk ka dalë nga hetimet.

“Nuk ka veprim hetimor që lidhet me Sali Berishën. SPAK vepron sipas shkopit të dirigjentit. Gjykatat veprojnë dhe marrin vendime siç do SPAK. Raporti i dorëzuar nga SPAK evidenton zvarritjet e hetimeve pa asnjë fakt të ri. SPAK po dhunon ligjin me urdhër politik”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article