Berisha në arrest shtëpie, PD denoncon vendimin: U urdhërua nga Rama

9 months ago 28
15:05 30/12/2023

Partia Demokratike denoncoi vendimin e GJKKO-së këtë të shtunë që la në arrest shtëpie Sali Berishën.

“PD denoncon me ashpërsinë më të madhe këto akte antikushtetuese të Ramës dhe deklaron se me asnjë masë, asnjë vendim, Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do të vazhdojnë betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së Edi Ramës. PD i thotë Edi Ramës se me këto akte vetëm sa afron fundit tënd të merituar”, u shpreh nënkryetari i selisë blu, Luçiano Boçi.


Ai theksoi se vendimi i sotëm është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Kështu sot Edi Rama me një akt urrejtje të papërmbajtur politike urdhëroi mercenarët e ve t në prokuroi dhe gjykatë, Arben Krajën, ish-xhelat, oficer i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonai, prokurore e SPAK me lidhje të ngushta me krimin, dhe gjykatësen Gjoka e shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në vitin 1996 që të vendosin kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi”, u shpreh Boçi.

Berisha u la në arrest shtëpie nga gjyqtarja Irena Gjoka duke pranuar kështu kërkesën e SPAK. Ai do të jetë i ruajtur me policë dhe i ndalohet komunikimi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article