Berisha: Nëse plotësohen 3 kërkesat, grupi i PD angazhohet në jetën parlamentare

11 months ago 13
12:53 03/11/2023

Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se nëse plotësohen 3 kërkesat e opozitës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, do të angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare.

Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, kryetari i PD-së, Berisha thotë se nëse plotësohen kërkesat e deputetëve të opozitës, do të rikthehen në komisione dhe në parlament sipas rregullave.

Sali Berisha:Ne jemi seriozë në ato që themi. Kjo është betejë… Pse ne nuk kaluam në një protestë të përgjithshme? Ju garantoj se nëse plotësohen tre kërkesat, grupi parlamentar i PD angazhohet me seriozitetin më të madh në jetën parlamentare. Pra, të harrojë kush se ne kemi projekt për bojkotin e parlamentit, jo për djegien e mandatit, po as bojkotin e parlamentit. Se fare mirë mund të themi, kur t’i plotësoni kërkesat, do kthehemi. Jo, do jemi në parlament, do vazhdojmë të jemi në parlament.I plotësuat kërkesat, jeta në parlament zhvillohet sipas rregullave.


Kërkesat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike:

-Kryetarja e Kuvendit duhet të ndërpresë ndërhyrjen në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së, të respektojë opozitën dhe të drejtat e deputetëve.

-Të lejojë më shumë se 50 deputetë të opozitës të caktojnë përfaqësuesit e tyre në komisione, pa asnjë diktim nga ana e mazhorancës. Reforma zgjedhore është çështje e qytetarëve, jo e partive politike.

-Të lejohen 45 deputetë të opozitës të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese për të kontrolluar qeverinë, ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë kushtetuese. Është e drejtë e padiskutueshme e opozitës!”

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article