Berisha: Nuk shkela asnjë vendim gjykate

9 months ago 23
21:35 10/01/2024

“Zbatoj Kushtetutën demokratike të vendit tim”

Sali Berisha para protestuesve ja bëri sërish të qartë rivalit të tij politik se ai nuk ka shkelur asnjë rregull dhe vendim dhe sa masa ndaj tij është e padrejtë dhe e motivuar politikisht.

“Dëgjoni çfarë thonë, po flet, po shkel rregullat Sali Berisha, po shkel vendimet Sali Berisha. Më lejoni t’u them këtu, or budallenj, unë jam Sali Berisha. Dhe dëgjoni këtu t’u them se Sali Berisha ka një Kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozitetin më të madh sepse ajo është Kushtetutë demokratike. Por krahas saj, kushdo që e shkel atë, Sali Berisha ka një Kushtetutë të dytë, të cilën nuk ia shkel dot njeri mbi tokë përveç Zotit dhe kjo është ndërgjegjja e tij.”

Studentëve u tha se koha është tani të mbushin rrugët dhe sheshet që nesër të mos ta gjejnë veten duke emigruar nga dëshpërimi për shkak të politikave të kësaj qeverie.

“Studente dhe studentë, koha u thërret sot më shumë se kurrë, të ngriheni, të lini auditoret, të mbushni rrugët dhe sheshet sepse universitetet tuaja po nuk u ngritët ju sot, pas 10 vitesh nuk do kenë më studentë. Sepse pedagogët tuaj do largohen një nga një dhe vendin e tyre do e zënë trafikantët, kriminelët, militantët dhe injorantët.”

Vlerësoi se qytetarët që janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij janë njerëz të lirë, ndërsa rruga e cila është bërë simbol i qëndresës, për Berishën është rruga e shpresës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article