Berisha: Parlamenti nuk do të ketë paqe, opozita nuk tërhiqet nga rruga e saj

11 months ago 21
20:48 11/11/2023

Nga Durrësi ku nisi një tur të takimeve me demokratët, Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të ketë paqe në Kuvend nëse opozita nuk lejohet të ngrejë komisionet e kërkuara.

“Çfarë ndodh në parlament? Ka një muaj që ne, deputetët tuaj, për ju, për votën tuaj, për idealet tuaja, kemi filluar protestën, sepse ne, jashtë çdo lloj imagjinate, ky horr i shtetit, nuk na lejon të paraqesim ligje. Ky kriminel nuk na lejon krijimin e komisioneve që Kushtetuta e ka me ligj. Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty”.

Masat ndaj tij tha se janë sanksione të vendosura nga Kryeministri Rama pasi kuptoi që opozita nuk mund të blihej dhe as shitej.

“Pasi e pa që ne u ngritëm si opozitë e vërtertë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione. Po nuk ka asnjë burg që na ndal ne”.

Berisha tha se opozita do të bëjë gjithçka për të penguar projektin e Portit të Durrësit.

“Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur portin, do e çojmë në Kushtetuese”.

Berisha nuk la pa shenjëstruar as Lulzim Bashën, të cilin e konsideroi si problemin e të shkuarës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article