Berisha: Pas 5 Shkurtit, politika jo e njëjtë

8 months ago 23
19:43 07/02/2024

“Më 20 Shkurt bota do të shohë bashkimin e opozitës”

Në fjalën e tij përpara mbështetësve, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se pas protestës së 5 Shkurtit përpara Parlamentit, politika shqiptare nuk është më e njëjtë.

“Ndonëse mendoni ndryshe, ndonëse kemi kritikuar njëri-tjetrin, ndonëse kemi pasur përplasje me njëri-tjetrit dhe jemi parti e individit të lirë, kur vjen puna te interesi kombëtar, te vlera e lirisë, te demokracia, ne bëhemi një dhe i dalim zot vendit, i dalim zot pluralizmit, i dalim zot Shqipërisë”, tha Berisha.

Ai shtoi se bashkimi i 5 Shkurtit ishte vetëm diçka e vogël, po të krahasosh me atë që do të shohë Shqipëria, Europa dhe bota më 20 Shkurt, në protestën e radhës së opozitës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article