Berisha: Rama ka përqëndruar çdo pushtet

7 months ago 8
19:49 24/02/2024

“Po përballemi me murin e korrupsionit që po përzë shqiptarët”

Ish-kryeministri, Sali Berisha duke përshendetur mbështetësit e mbledhur sot pasdite poshtë banesës së tij, tha se kryeministri Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij me një pengmarrje të pashembullt të institucioneve.

“Sot përpara ne kemi murin e tmerrshëm të korrupsionit që përzë shqiptarët çdo ditë. Edi Rama, me të gjithë fuqinë e ekzekutivit, firmos dhe vjedh qindra milionë e miliarda dhe mbrohet nga Skapi i partisë. Çdo ditë që kalon në pushtet është ndëshkim për shqiptarët, është ndëshkim për Shqipërinë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se beteja çdo ditë po bëhet më jetike, por sipas tij, opozita po ecën e sigurt drejt fitores.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article