Berisha: Raporti denoncon mohimin e komisioneve hetimore

11 months ago 26
23:59 08/11/2023

“Nuk e njohim marrëveshjen me Italinë, shkel Kushtetutën”

Teksa prezantohej në Bruksel progres raporti i vitit 2023 për Shqipërinë, Sali Berisha deklaroi nga selia blu se dokumenti i Komisionit Europian “fshikullon” mazhorancën lidhur me mohimin e të drejtës kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

“E zezë mbi të bardhë ka dënuar mohimin e të drejtave të opozitës për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare”, tha Berisha.

Prerazi ripërsëriti se Partia Demokratike nuk do ta njohë marrëveshjen e  nënshkruar mes Kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni, teksa e cilësoi sekrete, të dëmshme dhe njëherazi rrezik real për sigurinë e shqiptarëve strehimin e emigrantëve nga vendet e treta në Shqipëri.

“PD deklaron se nuk mund të pranojë një marrëveshje që vjen në shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve dhe marrëveshjes bilaterale shqiptaro-italiane për refugjatët.”

Edi Ramën e vuri në shënjestër të akuzave edhe për draftin e propozuar prej tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Drafti i tij është shkruar në Beograd. Por tani faktoi të caktohej komandat i policisë të komunave të Asociacionit njëri nga lista që do të jepte Vuçiç. A mund të tolerohet ky Pashiq?”

Sikundër për akuzat e ngritura ndaj tij, edhe marrjen në pyetje nga SPAK-u të ish-Presidentit Meta për çështjen “CEZ-DIA” e cilësoi proces politik, pas të cilit tha se qëndron Kryeministri Rama.

“Këto janë procese të turpshme politike. Si mund të dyshohet që nuk është Edi Rama prapa kësaj?”

E enjtja pritet ta gjejë sërish në aksion opozitën brenda parlamentit, ku Berisha zbuloi se cili do jetë hapi i radhës i deputetëve demokratë.

“Janë të vendosur të shkojnë drejt grevës së urisë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre”.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article