Berisha replikon me Ramën: Rezultati me Spanjën s’mund të jetë kurrë në plan të dytë. Kombëtarja sot do bëjë historinë

4 months ago 11

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një postimi lidhur me ndeshjen e kombëtares në Spanjë.

Berisha shkruan se Rama është tersi i kuqezinjve, i njohur tashmë dhe ndërkombëtarisht.

Teksa ka reaguar lidhur dhe me deklaratën e Ramës, të cilën e cilëson një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.

Edi Rama tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.

Kjo dekleratë disfatisti e pazarexhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore. #sb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article