Berisha sulmon Blendi Gonxhen: Hajduti i 3-të më i madh i kombit shqiptar, u shpall superministër

9 months ago 12
19:12 09/01/2024

Pa marrë ende zyrtarisht detyrën si ministër i ri i Qeverisë Rama, ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza në adresë të Blendi Gonxhes.

Në fjalimin që mbajti nga dritarja e banesës për simpatizantët e mbledhur poshtë shtëpisë, Berisha e konsideron emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si një “aleancë të pushtetit me krimin”.

Blendi Gonxhen që e akuzon si “hajdutin e 3-të më të madh”, Berisha thotë se tashmë është bërë superministër me 3 portofole.

Edi Rama ka nisur karrierën e tij politike mbi krimin. Ka vazhduar karrierën e tij politike i bazuar në krimin. Sepse Edi Rama fitoren zgjedhore ua detyron bandave dhe krimit. Sepse Edi Rama parajsën e tij e ka ndërtuar mbi paratë e drogës dhe krimit. Aleanca e pushtetit me krimin njohur këto dy ditë një moment tjetër kulmor. Një bajloz i vjedhjes, një nga hajdutët më të papërmbajtur të Shqipërisë, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me tre portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, cilido që u kujtohet çift i 20% Rama-Gonxhe, nuk ka harruar vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën.   Gjatë këtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua mbi të gjitha për vjedhje më të papërmbajtura. Pas Ramës dhe Veliajt ai është hajduti i tretë më i madh i kombit shqiptar.

Dhe tani, Ekonomia, Kultura, Inovacioni i dorëzon në duar një personi që di para së gjithash dhe mbi të gjitha të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. Sot në Tiranë, në Shqipëri, jashtë saj janë me qindra, mijëra shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës, në ekonomi, financë, inovacion.

Po si ka mundësi, si mundet që ekonomia ti dorëzohet një njeriu që ka profesion të vetëm, vjedhjen.

Si mundet që kultura e kombit që për çdo vend përbën një shtyllë esenciale të ekzistencës kombëtare, ti dorëzohet një njeriu që ka për profesion vetëm hajninë.

Si mundet që inovacioni ti dorëzohet një njeriu që meritë të vetme ka vjedhjen e tmerrshme me tenderat me drejtoreshën e AKSH-it. Janë rastësi këto? Jo nuk janë. Është kodi i Edi Ramës.

Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të firmosë, vjedhjen, përvetësimin e pasurive kombëtare të shqiptarëve. Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të vejë në kontroll të plotë të gjithë sistemin digjital ta përdorë për qëllime të tij dhe familjes së tij”, u shpreh Berisha.

Blendi Gonxhe është emëruar nga Kryeministri Rama si ministër i një Ministrie të re, që përfshin Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Gonxhe nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën pasi pritet dekretimi nga Presidenti.

/tvklan.al


Read Entire Article