Berisha të keqen e kam nga rama jo nga anglo-amerikanët

10 months ago 22

“SPAK kërkon të përligjë një akt antiligjor, antikushtetues që ka nisur ndaj Sali Berishës, një muaj më parë.” Ky është qëndrimi që ka mbajtur lideri i “Rithemelimit”, në studion e A2 CNN mbrëmjen e së martës, pasi Prokuroria e Posaçme i kërkoi ditën e sotme Parlamentit aprovim për arrestimin e tij.

“Është duplikim i krimit të tyre kushtetues. Në vend që të pranonte që ka shkelur Kushtetutën. (SPAK), Tani i thotë Parlamentit, më përligj aktin tim ashtikushtetues,” deklaroi Berisha në bisedën me Bruna Çifligun. I pyetur nëse janë ndërkombëtarët ata që po e “godasin” apo kundërshtari i tij politik, ish-kryeministri citoi një deklaratë të bërë më herët nga “Edi Rama, se reforma në drejtësi është bërë nga ai dhe jo nga anglo-amerikanët.”

“Ai u zotua në një fjalim mbi 35 minuta, që nuk ka të bëjmë me anglo-amerikanët, por është vepër e PS. Unë s’kam pse të merrem me njeri tjetër, veçse me Edi Ramën. Me këtë opozitë që po i bëjmë, e sheh se i ka ditët e shkurtra”, tha Berisha.

Sipas Berishës, SPAK mund të ketë mbështetjen e SHBA-së, por siç u shpreh ai, asnjë institucion në shkelje të ligjit, nuk mund të mbështetet. Por si do ta votojnë deputetët e opozitës kërkesën e Prokurorisë për “zhveshjen” e tij nga mandati i deputetit?

Sali Berisha, bëri të ditur se deputetët e tij do të vijojnë mosbindjen civile, pra nuk do të marrin pjesë në votim. Ndërsa, sa i përket deputetëve të Lulzim Bashës, ai la të nënkuptohej se për votën e tyre “nuk ka asnjë lloj interesi.”

Read Entire Article