Berrettini për rekord në Wimbledon

1 year ago 37
Reklamë
22:46 09/07/2023

Shënon fitoren e 13-të në 16 ndeshjet e fundit, sfidon Alcaraz në raundin tjetër

Matteo Berrettini mahnit Wimbledon. Tenisti italian ka treguar nivel të lartë loje deri më tani, duke hedhur shpejt kandidaturën si pretendent për titullin kampion.

27-vjeçari, në dyshim për pjesëmarrjen në turneun e Londrës ka bërë gjithçka mirë në fushën me bar, teksa eliminoi edhe një kundërshtarë të fortë si Alexander Zverev. Në duelin që zgjati për 2 orë e 33 minuta, numri 38 në renditjen botërore triumfoi në të tre setet, për të thelluar ecurinë pa humbje në Wimbledon.

Në 16 sfidat e luajtura në turneun britanik, italiani ka fituar 13, për t’u bërë lojtari i dytë që e bën këtë në historinë e saj. Rekordi mbahet nga Andre Agassi, që u ndal në 14 fitore e 2 humbje.

Testi i radhës do të jetë akoma dhe më i vështirë për Berrettinin, që sfidon për një vend në çerekfinale numrin 1 të Botës, Carlos Alcaraz, i cili është edhe pretendenti kryesor për titullin kampion.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article