Edhe besimtarët myslimanë në Fier kanë falur që në orët e para të mëngjesit të sotëm namazin e Kurban Bajramit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve.
Gazetari Ilmi Saliaj raporton për Balkanweb se namazi u fal në orën 6:00 ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij, myftiu i Fierit Mikel Hazizolli.
Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe e harmoni mes njëri – tjetrit e veçanërisht më shumë vëmendje ndaj njerëzve në nevojë.
Janë me qindra besimtarët myslimanë në Fier që i bashkohen riteve të kësaj feste të shenjtë në sheshin qendror të qytetit.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb