“Besoj se nga Garda do të ketë surpriza”, Nallbati: Opozita do të vazhdojë me skenarin e saj

9 months ago 10

Një nga deputetët e PD-së të përjashtuar nga seancat plenare, Bledjon Nallbati deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga skenari i saj.

Në një prononcim për gazetarin Osman Stafa, Nallbati tha se pretendon që të futet në sallën e Kuvendit, pasi sot me ligj i mbaron ‘dënimi’.

“Duhet të jem brenda në parlament. Do të shohim nëse ka një reflektim nga qeveria. Sot përfundon dënimi dhe duhet të jemi pjesë e seancës. Do të shkojmë, mandej të shohim. Garda do të na ketë bërë ndonjë surprizë, ne do të bëjmë përpjekjen tonë. Ne do të vazhdojmë për të destabilizuar këtë Kuvend që nuk po kryen funksionin e tij.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article