“Beteja jonë është pa kthim”, Berisha: Deputetët demokratë të gatshëm që nesër për grevë urie

11 months ago 27
14:26 13/11/2023

Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se deputetët e opozitës janë të gatshëm që ditën e nesërme që të hyjnë në grevë urie, por shton se ajo do të merret në një kohë tjetër, të cilën e quan më të duhurën.

“Që nesër deputetët janë të gatshëm për grevë urie, por do të merret në një kohë të duhur.  Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion dhe veprim dhe frymëzues të këtij mesazhi për opozitën shqiptare”, thotë kryedemokrati.

Nga Kryesia e Kuvendit, Berisha shprehet se Parlamenti sot ekziston si ndërtesë, dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën, ndërsa sipas tij të gjithë të tjerët, zhduken si minjtë.

Sali Berisha: Gjer në rivendosjen e plotë të të drejtave kushtetuese të përfaqësuesve të popullit opozitar në parlament. Edi Rama bën luftë tani me Kushtetutën, bën luftë me popullin opozitar. Shkelmon mbi të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga abuzimet me pushtetin e tij, e din se Komisionet Hetimore Parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat, vendimet antiligjore, antikushtetuese, të gjitha aktet e tij dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në punë të vet.

Pyetje: Si do të vijojë aksioni?

Sali Berisha: Aksioni është shumë transparent, do të jeni ju të parët që do ta mësoni. Pra faktikisht parlamenti ekziston si ndërtesë sot, dhe opozitar që mbron parlamentarizmin. Këto dy gjëra ka. Pjesa tjetër, parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha thotë se Berisha i 3-të është më i fuqishëm se çdo Berishë tjetër deri më sot teksa ka sfiduar që të dalë dikush tjetër e të marrë 600 mijë vota pa i vjedhur.

“Sali Berisha u votua nga mbi 600 mijë shqiptarë. Të dalë një burrë tjetër edhe të marrë 600 mijë vota pa i vjedhur.  Berisha i 3 është më i fuqishëm se çdo Berishë tjetër deri më sot”, shprehet Berisha.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article