Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur pak minuta para fillimit të shqyrtimit nga Komisioni i Mandateve të imunitetit të tij të deputetit ka shpallur fillimin e revoltës në rrugët e Tiranës.
PD, sipas Berishës, është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës dhe demokratët të betuar për të bërë gjithçka për shembjen e monodiktaturës.
“Jam këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj në çdo skaj të këtij vendi. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.
Sot çdo demokrat dhe demokrate e vërtetë ndihet një luftëtar dhe luftëtare i/e lirisë, i/e betuar për të bërë gjithçka për shembjen e monodiktaturës, të regjimit që ju grabit votën shqiptarëve, u kontrollon vullnetin shqiptarëve. Për shembjen e regjimit që i vjedh ata sa kurrë ndonjëherë. Për shembjen e regjimit që asgjesoi parlamentin pluralist”- tha Berisha.
ne perditesim…
Top Channel