Beyonce dhe Taylor Swift po planifikojnë një duet?

8 months ago 10

Beyonce ka paralajmëruar një album të ri, “Act II”, i cili do të jetë në stilin ‘country’ dhe shumë fansa po spekulojnë se një nga të ftuarit e albumit do të jetë Taylor Swift.

Gjithçka u inkurajua nga producenti Killah B, i cili bashkëpunoi me Beyonce.

Ai iu përgjigj pyetjeve rreth bashkëpunimit mes dy këngëtareve gjatë një transmetimi live në TMZ.

…..what if Beyoncé and Taylor collab on a country song??? Mind you, I loved Taylor when she was country and I think that is what it will take to convert me from being a hater 😭😂

— Passenger Princess (@Jenny_jenjenn) February 12, 2024

“Le të themi se është në rrugën për të tronditur botën. Do ta lë imagjinatën tuaj të vendosë se çfarë do të thotë kjo”, tha ai pasi fansat spekuluan në rrjetet sociale.

“Nuk do të habitesha nëse Beyonce dhe Taylor do të bënin një këngë country së bashku”, “Po sikur Beyonce dhe Taylor të bashkëpunonin në një këngë country së bashku?” – pyesin fansat.

Megjithatë, një burim i tha Entertainment Weekly se Taylor nuk shfaqet në albumin e ri të Beyonce në asnjë mënyrë.

As Taylor dhe as Beyonce nuk kanë komentuar publikisht mbi spekulimet.

Albumi i ri “Act II” do të publikohet më 29 mars. /Telegrafi/

Read Entire Article