Bezzecchi “pole position” në Indi

11 months ago 17
Reklamë
15:30 23/09/2023

Marko Bezzecchi me motorin e tij VR46 realizoi pole position në Çmimin e Madh të Indisë.

Kohën e dytë më të mirë e vendosi Horge Martin, e pas tij kampioni në fuqi Francesco Banjaia. Në garën inauguruese në pistën ndërkombëtare të Budh në vend të katërt doli një tjetër motor “Dukati” i drejtuar nga Luka Marini.

Bezzecchi shënoi kohën më të mirë prej një minute, 43 sekonda 947 të mijtat. Banjaia kryeson renditjen e pilotëve të MotoGp me një epërsi prej 36 pikësh ndaj Martin, ndërsa Bezeki gjendet 29 pikë më pas spanjollit në vend të tretë.

“Ishte e fortë, mjaft e fortë por këtë herë u ndjeva më mirë në motor. Në provat e lira vuajtëm pak, por këtë herë ndjeva diçka më shumë në frenim. Jam i lumtur për këtë pol-pozishën. I falënderoj të gjithë fansat indianë”, tha Bezzecchi.

Piloti i Gresini Dukatit Aleks Markez nuk do të marrë pjesë në garë pasi pësoi një aksident duke thyer dy brinjë.

Në luftën për podium, gati për të përfituar nga çdo gabim i mundshëm , do të jenë edhe dy motorët Honda të Mir dhe Markez, që bënë performancë të mirë në pistën e panjohur të Budh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article