Biden kritikon republikanët për ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën: Po i jepni dhuratën më të bukur Putinit

10 months ago 30

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit amerikan të votojë buxhetin shtesë për financimin e luftës së Ukrainës para se të fillojnë pushimet e fundvitit.

“Sinqerisht, unë mendoj se është befasi se si kemi arritur në këtë pikë në radhë të parë”, thotë ai teksa jep vërejtjet nga Shtëpia e Bardhë.

Lideri amerikan thotë se udhëheqësit e Kongresit janë “të gatshëm t’i japin Putinit dhuratën më të madhe për të cilën mund të shpresonte ai dhe të braktisin udhëheqjen tonë globale”.

“Kush është i përgatitur të largohet nga mbajtja e Putinit përgjegjës? Kush është i përgatitur ta bëjë këtë?”, pyeti Biden, shkruan skynews.

Ai thotë se SHBA-të janë të përkushtuara të qëndrojnë me Ukrainën dhe paralajmërojnë se nëse Putin e merr shtetin ukrainas, “ai nuk do të ndalet me kaq”.

“Ne nuk mund ta lëmë të fitojë Putinin. Është në interesin tonë dërrmues kombëtar dhe interes ndërkombëtar i të gjithë miqve tanë”, shton 81-vjeçari.

Presidenti amerikan thotë se republikanët ekstremë në Kongres “po luajnë me sigurinë tonë kombëtare” dhe “po mbajnë peng financimin e Ukrainës”.

Ai u kërkon ligjvënësve të “kalojnë” ndasitë dhe të mbështesin Ukrainën, duke paralajmëruar se sytë e botës janë te SHBA-ja.

Ndryshe, republikanët disa ligjvënës janë kundër votimit të një buxheti të ri që do ta ndihmonte Ukrainën në luftën kundër Rusisë. /Telegrafi/

Read Entire Article