Biletat e Shqipëri-Çeki ‘pushtojnë’ tregun e zi

1 year ago 63
Reklamë
17:46 17/09/2023

‘Vitrina’ në rrjetet sociale, çmimet kapin shifra marramendëse

Dueli mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke vlen sezonin! Përballja e 12 Tetorit është vendimtare për vazhdimësinë e dy kombëtareve të etura për të marrë 3 pikët dhe prekur të paktën me një dorë Euro2024. Që do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme e tregon edhe interesi mjaft i lartë i tifozëve. Më pak se 4 orë ka zgjatur procesi i shitjeve së 22 mijë biletave, duke shkruajtur kështu një faqe në historinë e këtij 90 minutëshi. Rreth 264 mijë aplikuan për bileta, por vetëm 21.900 kishin fatin për të rezervuar vendin në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Por duket se shpresat e tifozëve nuk kanë mbaruar këtu pasi tregu i zi është mbushur me bileta. Rrjetet sociale janë ato që po i bëjnë jehonë, me çmimet e tyre që kanë arritur kulmin. Edhe pse thuajse tre javë para atij dueli, një vend në stadium pas porte, i cili doli në treg për 3 mijë lekë, tashmë kushton nga 200 deri në 300 Euro. Akoma dhe më të larta janë vendet më të mira të stadiumit, ku shifrat në tregun e zi kapin vlera të frikshme. Madje, ka nga ata që me ironi apo jo pranojnë se do i jepnin biletat e kësaj sfide edhe në shkëmbim të ndonjë objekti të paluajtshëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article