Biletat për Partizani-Roma, të kuqtë i nxjerrin në shitje për miqësoren që do të luhet në Tiranë me 12 Gusht

1 year ago 61
Reklamë
20:40 04/08/2023

Partizani ka nxjerrë në shitje biletat për miqësoren e luksit kundër Romës, që do të luhet më 12 gusht në stadiumin “Air Albania”. Çmimi i tyre varion nga 400 deri në 5 000 lekë.

Tifozët mund të blejnë biletat online si dhe në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stermsi”. Skuadra e Romës vjen sërish në kryeqytet pas 15 muajsh, ku ngriti edhe trofeun e shumëpritur të Ligës së Konferencës.

Të kuqtë do të luajnë sfidën kundër italianëve vetëm 2 ditë pas ndeshjes së parë të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës kundër letonezëve të Valmieras.

Ndërsa Roma, ku aktivizohet edhe mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla do të zhvillojë një takim miqësor më 6 gusht kundër Tuluzës në Francë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article