Birra Korça në Qiell – Shija që Shoqëron Fluturimet për Shqipëri

3 hours ago 20

Sezoni turistik në Shqipëri mbyllet, por për udhëtarët në fluturimet me destinacion Tiranën ose shtegun për t’u rikthyer, një traditë shijeje vazhdon përtej plazheve dhe qyteteve. Birra Korça, e dashur për shqiptarët dhe vizitorët e huaj, tashmë është pjesë e fluturimeve ajrore drejt dhe nga Shqipëria. Shija e freskët e variantit ‘bjondje’ dhe shija e thellë e variantit ‘e zeze’ bëhen përzgjedhja e parë për të mirëpritur vendin dhe shija e fundit për ta mbajtur Shqipërinë në mendje gjatë kthimit.

Birra Korça ka sjellë një përvojë unike për pasagjerët që, përmes kënaqësisë së një kanaceje 0.3 litër, e përjetojnë atmosferën shqiptare që në avion. Kjo birrë tashmë bëhet simbol i mikpritjes, ndërsa pasagjerët, me birrë në dorë, shkëmbejnë buzëqeshje, shoqëruar me emocionet e aventurës në Shqipëri ose mall për të qëndruar më gjatë.

Edhe pse sezoni veror turistik përmbyllet, Birra Korça vijon të shërbehet çdo ditë në fluturimet e linjave ajrore. Me çdo kanace që hapet, shija e Shqipërisë vazhdon të freskojë çastet e udhëtarëve tanë, duke bërë që shqipëria të qëndrojë gjithmonë e freskët në kujtesën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article