Bisedimet FA-Guardiola, në stolin e “Tre Luanëve” mund të ulet trajneri katalanas, shikohet si pasardhësi i Southgate

1 year ago 21
20:11 29/08/2023

Në federatën angleze të futbollit kanë nisur që tani të mendojnë për pasardhësin e Gareth Southgejt në stol.

Pep Guardiola ndihet mirë në Britani dhe e shikon qëndrimin në ishull si pjesë të planeve të tij afatgjata.

Federata angleze e Futbollit dhe trajneri katalanas kanë nisur bisedimet për ta ulur 52-vjeçarin në stolin e përfaqësueses angleze në vitin 2025, pas përfundimit të kontratës së Gareth Southgejt.

“Tre Luanët” kanë qenë një dëshirë e hershme e spanjollit, i cili u vetofrua për të marrë detyrën e trajnerit në vitin 2012 pas largimit të Fabio Kapelos, por federate angleze në vend të tij zgjodhi Roi Hoxhson.

Por duket se institucioni i futbollit anglez duket se nuk do ta përsërisë gabimin, e ka atë si zgjedhje të parë për t’i dhënë drejtimin e “Tre Luanëve”.

Në bazë të planit të drejtuesve të federatës, Southgate do të vazhdojë detyrën e tij deri në përfundim të Euro 2024, përpara se t’ia kalojë drejtimin katalanasit, kontrata e të cilit përfundon në verën e 2025-ës.

Kjo do t’i jepte mundësinë Guardiolës 12 muaj kohë për t’u përgatitur për Kupën e Botës që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë e Kanada.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article