Blendi Kajsiu: Salianji u dënua për atë konspiracionin, nuk besoj se opozita u tremb nga …

1 month ago 30

Analisti  Blendi Kajsiu, duke komentuar në Open në News24 vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit deputeti demokrat Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg, tha se ai është dënuar për këtë konspiracionin lidhur me kallëzimin e rremë.

Kajsiu tha se nëse nuk i besojmë vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Apelit, atëherë kujt duhet ti besojmë.

“Gjykatat janë për të përcaktuar nëse një person është i fajshëm ose jo, nëse nuk i besojmë as gjykatave çfarë ndodh?

Opozita thotë se është dënim politik, madje është rezultat i kapjes së Gjykatave nga Edi Rama.  Tani opozita nuk po trembet nga ky dënim, më rezulton se ka revoltë. Në Gjykatat shqiptare ka plotë çudi jo vetëm të konfliktit të interesave. Po të hyjmë në përmbajtjen e vendimit të Gjykatës ndahet thjesht çështja: kur je i pafajshëm je i mirë, kur je fajtor nuk je i mirë, kështu ndahet politikisht.

Kur kjo gjyqtarja i dha vulën PD nuk iu përmend konflikti i interesit, ndërsa në rastin e tanishëm përmendet si konflikt interesi. Thuhet se është kunata e një ministreje, ne e dimë sa mirë shkojnë kunatat me njëra-tjetrën”, tha Kajsiu duke përdorur edhe një batutë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article