Blerja e raketave “Javelin”/ Ish-ushtaraku thotë se Rusia e Serbia u “nervozuan” – përmend rrezikun për ‘ndezje’ të një konflikti!

9 months ago 22

Hoxha: Armatosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet rregullisht në koordininim me aleatët e NATO-s

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, Javelin, i tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të tyre në kryeqytetin serb, më 11 janar.

Këtë për REL e ka pranuar edhe departamenti i shtetit amerikan.

“Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha DASH-i.

Ish-ushtaraku, Hafir Hoxha, në një prononcim për “Bota sot” duke thënë se nuk ka të dhëna të sakta rreth kësaj çështje, vlerëson se aramtosja e FSK-së duhet të bohet nostop në kooordimin me aletaët tanë.

Ai në këtë mes shton se, Serbia iu ka dalë nga kontrolli sepse sipas tij, këta tre faktorë janë vonuar.

“Armatosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet rregullisht në koordininim me aleatët e NATO-s.

SHBA, BE dhe NATO, këto janë faktorët kryesorë që kontrollojnë dhe menaxhojnë çështjen e sigurisë në BE, ata i din projektet afatgjatë që ishin, pra që Rusia të largohet nga ndikimi ushtarak dhe i sigurisë nga Ballkani, këtë synim ende nuk e kanë arritë pasi Serbia, Republika Srpska dhe disa parti në Malin e Zi janë aleat të Rusisë dhe ende Rusia i përdorë këto hapësira si elemente te dekoncentrimit nga lufta në Ukrainë ose manovrim në politikën gjeostrategjike .

SHBA, BE dhe NATO duhet ta vlerësojnë se a është më logjike më e arsyeshme të përforcohet Ushtria e Kosovës e që e bën nervoz Serbinë dhe Rusinë, a dmth që ata të dorëzohen apo ka efekt negativ që ata do të përforcohen më shumë e t’u shkon në favor kjo politikë që të dhezet një konflikt i armatosur në Ballkan.

Me vet faktin që këta faktorë janë vonuar dhe nuk kanë arritë me kohë pas vitit 2000 me e fut Serbinë nën kontroll tani u kanë dalë telashe me të, pasi Serbia ka lidhë marrëdhënie të reja ekonomike e ushtarake edhe në Kinë gjë që e komplikon më shumë situatën”, shpjegon ai.

Më tej, tregon mënyrën se si do ta vënë nën kontoll Vuçiqin si dikur Millosheviqin.

Sipas Hoxhës, Kosova duhet të mbrohet në veri në rast të ndonjë sulmi eventual, dhe NATO të marrë masat kundër Serbisë që të mos dëgjohet ajo në Ballkan.

Personalisht, mendoj se SHBA e kanë nën kontrollë Vuqiçin të cilin vinë e përforcojnë në pushtet, duke i liruar edhe pak “diktaturë demokratike”, duke i’a bërë mundësinë të jetë aq i fuqishëm, pa opozitë në Serbi që çka të vendos ai të zbatohet, e pastaj të jetë i dëgjueshëm për SHBA sikur ishte Millosheviçi 1998, që përmes tij SHBA i krijonte rrethanat dhe kushtet të vepron siç ka vepruar në favor të saj.

Pra, Kosova duhet të përforcohet që të mbrohet në veri në rast të ndonjë ekcesi luftarak atje! Por, arsyen dhe niveli i armatosjes nuk mundemi ne me e ditë, a bëhet për përforcim final definitiv si ushtri dhe aleat në NATO!? Apo të përforcohet aq sa mundet të rezistojë dhe të ndal sulmin eventual serb që pastaj forcat e NATO-s t’i marrin masat e duhura ndaj Serbisë që me e pru në atë gjendje që zëri mos me ju ni më vonë dhe të humbë rolin e faktoktorit kryesorë që ka tani në Ballkan.

Politika kosovare nuk ka ndikim të madhë në këto lëvizje, Kosova duhet dhe mundet të punon në edukimin e popullatës si të reagon në kriza emergjente, në katastrofa natyrore dhe në luftë, të përgatisë dhe të zhvillon infrastrukturën për këto shërbime (strehimoret, rezervat e duhura, fabrikimin dhe prodhimin e gjërave të nevojshme për mbrojtje) koordinimin me Shqipërinë për këto raste dhe politika më të thella në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët elemente që mungojnë shumë tek ne.

Kurse Forca e Sigurisë, fuqia, armatimi dhe detajet e saj nga Kosova duhet të jenë si politikë kryesore për mbrojtje por në koordinim siç e ceka më herët me SHBA-në NATO-n dhe BE, duke pas kujdes që mos të dëmtohen projektet konceptet e tyre finale, kuptohet nëse nuk cënohen të drejtat dhe synimet tona për vendin dhe hapësirat ku hetojnë shqiptarët në Ballkan”, përfundon ai.

Read Entire Article