Blero: Gani Gërmia do të dalë për dhjetë ditë nga Big Brother

10 months ago 42

Blero Muharremi doli me vetëdëshirë të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.

Artisti i njohur theksoi se mirëqenia e tij dhe shëndeti mendor kanë më shumë rëndësi se kjo garë.

Menjëherë pas largimit nga BBVK, këngëtari udhëtoi për të takuar partneren e tij, të cilën e përmendi edhe gjatë kohës sa ishte brenda.

Ai së fundmi ka hyrë live në TikTok së bashku me Meti Alshiqin dhe ish-banoren Vesa Vllasaliu.

Ata biseduan për finale dhe se cilët konkurrentë do të shkojnë deri në fund.

“Me shku Alba në finale është sikur me thënë, Skëndërbeu ka përdorur llaptop”, u shpreh ai.

Ish-banori tutje tha: “Unë mendoj që në finale është Blerando, Edona. Të tjerët nuk i shoh asnjë.Ganiu do të dalë maksimum për dhjetë ditë. Finalja do të dominohet prej Blerandos. Potencialisht Blerando Edona, të tjerët i shoh ofendues”.

Pritet të shihet në vijim se si do të rrjedhë loja dhe se nëse do të ketë ndryshime. /Telegrafi/

Read Entire Article