Blinken viziton Tiranën, Salianji: Pasurim i traditës tonë pro-amerikane

8 months ago 17
15:15 14/02/2024

Deputeti i PD: Për të qenë pro-amerikan të vërtetë duhet të kemi një Shqipëri demokratike, ku qeveria jep llogari për veprimet e saj

Deputeti i PD, Ervin Salianji e cilëson vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri ditën e enjte si një tregues të partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë.

Në rrjetet sociale, Salianji shkruan se vizita e Blinken në Tiranë tregon mbështetjen ndaj shqiptarëve, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Deputeti demokrat shprehet se “Mbërritja e Antony Blinken e veçon Tiranën si qendër e rëndësishme në rajon, e pikë kyçe e partneriterit strategjik”.

Ai shkruan se për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet me SHBA, Shqipëria duhet të ngrihet në stadin e një vendi demokratik, ku luftohet korrupsioni, ku zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ku qeveria kontrollohet dhe jep llogari për veprimet e saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article