Bllokimi i jetës parlamentare/ Gazment Bardhi: Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme

11 months ago 37
14:31 13/11/2023

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzon mazhorancën se po i pamundëson punën në Parlament dhe po i mohon të drejtat kushtetuese.

Në një prononcim për gazetarët jashtë Kryesisë së Kuvendit, Bardhi tha se opozita është e vendosur të bllokojë punën normale të Parlamentit, deri sa të plotësohen kërkesat e saj për të drejtat kushtetuese.

Sipas Bardhit, mazhoranca po i shtyn drejt akteve ekstreme.

“Dua të informoj opinioni mbi vendosmërinë e secilit prej kolegëve për t’i pamundësuar mazhorancës punën normale në Kuvend, njëlloj si mazhoranca i ka pamundësuar punën opozitës së vendit. Qëllimi jonë është që Parlamenti të funksionojë normalisht. Mazhoranca do duhet të tërhiqet nga shkelja e Kushtetutës. Opozita është në këtë betejë në parlamentare për të drejtat e veta kushtetuese. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve eksteme. Sa më shumë kalojnë ditët, opozita e vendit nxitet të shkojë drejt akteve ekstreme”.

Kreu i grupit parlamentar të PD theksoi se sot opozita është e gjitha e bashkuar në aksionin kundër qeverisë.

“Ne jemi bashkë në Parlament, do të jemi bashkë edhe jashtë Parlamentit. Lajmi i mirë për çdo opozitar që pret ndryshimin në këtë vend është që opozita e gjitha bashkë është e vendosur për të bërë betejë në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Tashmë nuk ka më përçarje brenda opozitës, secili ka gjetur vendin e tij, një pjesë në mazhorancë, dhe pjesa tjetër e grupuar, e gjitha bashkë në opozitë. Pas 2 vjet mungesë funksionimi, opozita është funksionale, është e gjitha bashkë”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article