Bojkotohet mbledhja te ‘Ligjet’, Sula: Na mbyllët derën si qen! Koçi: Mos u kruaj shumë me mua…

11 months ago 13
11:56 06/11/2023

Është ndërprerë mbledhja e Komisionit të Ligjeve pas debateve mes deputetëve të pranishëm. Kjo situatë pasoi pas asaj që u krijua në ambientet e hyrjes së Kuvendit.


Deputeti Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe Asllan Dogjani u kërkuan llogari kolegëve të mazhorancës se pse nuk reaguan për ndalimin e paprecedentë sipas tyre që iu bë deputetëve demokratë nga punonjësit e Gardës. Sula debatoi ashpër me deputetin Petro Koçi dhe kryetaren e Komisionit Klotilda Bushka.

Oerd Bylykbashi: I vetmi vend ku deputetët kanë imunitet për atë që thonë është këtu, jo në rrugë. Kështu që këtu duhet të jenë ata. Të jesh në zyrën e grupit parlamentar ku hyn te ndalimet që ka shkresa e Kuvendit?

Dashnor Sula: Turp i zi, turp i zi!

Petro Koçi: Mos u kruaj shumë me mua

Dashnor Sula: Kruhem me ty e me kë të më dojë qejfi. Të kesh turp ti pra, se s’ke as moral.
Je hajdut, s’ke turp. Mbylle gojën, na mbyllni derën si qen aty.

Petro Koçi: Ça bëmë ne këtu që bërtet? S’ta mbylla unë derën.

Dashnor Sula-Bushkës: Ma gjej një rast që i është mbyll dera kështu deputetit. Më thuaj ça kam bo?! Më dhunove atje. Ti je kryetare, u thoshe hapni derën deputetëve.

Asllan Dogjani: Kjo me gjithë mend është e turpshme.

Klotilda Bushka: Është e pamundur të organizohet në këto kushte, ndërpritet mbledhja dhe për vijimin do të njoftoheni./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article