Bombardimi i spitalit në Gaza/ “Në çdo konflikt vuajnë më shumë civilët”, Osmani: Jetët e pafajshme të mbrohen!

11 months ago 39
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me sulmin me raketë në një spital në Gaza, ku humbën jetën mbi 500 persona. Osmani thekson se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.

“Është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetëra të njerëzve me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar Osmani.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press (AP). Izraeli i ka mohuar pretendimet se e ka bombarduar spitalin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article