Bonuset e UEFA-s për Europianin, 331 milionë Euro për ekipet pjesëmarrëse

10 months ago 24
20:59 02/12/2023

Përfaqësueseve pjesëmarrëse në finalet e Euro 2024 do t’i shpërndahen 331 milionë euro në formën e bonusit.

9 milionë e 250 mijë Euro janë dhënë vetëm për kualifikimin dhe kjo shumë shtohet ndeshje pas ndeshje dhe me kalimin e tureve.

Çdo fitore në fazën e grupeve do të vlerësohet me 1 milion, ndërsa barazimi me 500 mijë euro.

Pas kalimit me sukses të grupit shtohen edhe 1.5 milionë. Ndërsa çerekfinalet vlejnë dhe 2.5 milion Euro dhe mbërritja në gjysmëfinale është 4 milion Euro.

Finalistët marrin edhe 5 milion të tjerë. Përfaqësuesja që shpallet kampione përfiton edhe 8 milion Euro.

Ekipi kampion mund të marrë mbi 28 milionë euro bonuse vetëm për rezultatet, nëse i fiton edhe të gjitha ndeshjet në grup.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article