Boston Celtics fitojnë në udhëtim te New York, Minnesota rikthehet te fitoret

7 months ago 5

Në mbrëmjen që lamë pas në elitën e basketbollit amerikan NBA u luajtën vetëm tre ndeshje dhe fitoret festuan Orlando Magic, Boston Celtics dhe Minnesota Timberwolves.

Bostoni mundi New Yorkun me rezultat 116:102 dhe ishte në krahët e Jaylen Brown që shënoi 30 pikë, ndërsa Kristaps Porzingis shtoi 22, dhe Jayson Tatum e përfundoi ndeshjen me 19 pikë të tjera.

Derrick White shënoi 13 pikë, Holiday shtoi 12, dhe Al Horford që e mbylli ndeshjen me 10 pikë të tjera.

Në anën tjetër, Jalen Brunson ishte më i miri për skuadrën vendase me 34 pikë, por që nuk mjaftuan për të mposhtur Bostonin.

The East:

– Celtics win, stay atop the East
– Magic win, sit in 6th

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/W5ju8OY6vx

— NBA (@NBA) February 25, 2024

Minnesota Timberwolves vazhdoi me lojëra të shkëlqyera këtë sezon, dhe tani mundi Brooklyn Nets me rezultat 101:86.

Anthony Edwards i çoi drejt fitores me 29 pikë, ndërsa Karl-Anthony Towns shtoi një pikë më pak. Conley e përfundoi ndeshjen me 14 pikë dhe Anderson gjithashtu shënoi dyshifrorë me 12.

Thomas në anën tjetër ishte më i miri me 18 pikë, ndërsa Bridges 15. Claxton e përfundoi ndeshjen me 12 pikë dhe Finney-Smith 11, ndërsa Johnson ishte ende dyshifror me dhjetë pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article