“Bota serbe në veprim”: Reagime të shumta pasi Dodik i Bosnjës dhe Mandiq i Malit të Zi u panë afër Vuçiqit gjatë zgjedhjeve në Serbi

10 months ago 36

Një fotografi që po qarkullon në mediat sociale, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e partisë SNS janë parë edhe presidenti i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinë, Nenad Neshiq dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Dhe këto pamje kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, njëri nga të cilët ka ardhur nga portali Istraga.ba, përcjell Telegrafi.

“’Bota serbe’ në veprim. Fjalimi i fitores i presidentit të Serbisë në selinë e SNS-së ku morën pjesë – presidenti i Kuvendit të Malit të Zi, Andria Mandiq, ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik”, shkruan në përshkrimin e një fotografie të publikuar nga ky portal në X (ish-Twitter).

“Srpski svet” na djelu. Pobjedničkom govoru predsjednika Srbije @avucic u štabu SNS-a prisustvovali – predsjednik Skupštije Crne Gore Andrija Mandić, ministar sigurnosti BiH Nenad Nešić i predsjednik Republike Srpske (BiH) Milorad Dodik pic.twitter.com/ZWm5ujSo3e

— Istraga.ba (@IstragaB) December 17, 2023

Veç këtij portali, lidhur me këto pamje ka shkruar edhe mediumi boshnjak, Klix.ba, përcjell Telegrafi.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, Dodik ka votuar në Banja Lluka për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi.

Megjithatë, sipas këtij mediumi, vota e tij nuk mund të kalonte pa shkelur rregullat zgjedhore.

Dodik mori fletën e votimit dhe e rrethoi para anëtarëve të komisionit zgjedhor dhe gazetarëve në mënyrë që të gjithë të shihnin se kujt “ia kishte besuar”.

Ndërkohë një fotografi “që rrugën që ka zgjedhur Vuçiqi” është publikuar edhe nga analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq.

Ghoul party at SNS HQ. Note A. Vulin, recently ousted Serbian intel chief, sanctioned by the U.S. for ties to Moscow. American officials keep fantasizing about how they’re steering Vucic out of Russia’s orbit bc he gives them lil’ illusionary nods. This is his true face tho. pic.twitter.com/zE6Gur0Wn2

— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) December 17, 2023

“Festa e vampirëve në selinë e SNS. A. Vulin, shefi i inteligjencës serbe i rrëzuar së fundmi, i sanksionuar nga SHBA për lidhjet me Moskën. Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të fantazojnë se si po e nxjerrin Vuçiqin nga orbita e Rusisë… Kjo është fytyra e tij e vërtetë”, ka shkruar Mujanoviq në përshkrimin e një fotografie të publikuar në X (ish-Twitter).

Ndryshe, Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 57.65 për qind. /Telegrafi/

Read Entire Article