Zgjedhjet në SHBA: Harris apo Trump, si ndryshon situata për Ukrainën!

2 hours ago 20

Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA priten me interest ë madh jo vetëm brenda kufijve të demokracisë më të madhe në botë, por edhe jashtë tyre.
Ukraina – mbrojtja e së cilës kundër Rusisë varet shumë nga mbështetja ushtarake, financiare dhe diplomatike e SHBA-së – mund t’i ndiejë efektet më shumë se çdo vend tjetër i huaj.

Administrata Biden e ka ndihmuar Kievin me mbi 56 miliardë dollarë vetëm për sigurinë që prej nisjes së pushimit rus shkurtin e vitit 2022. Dhjetëra miliarda të tjera në forma të ndihmës financiare dhe humanitare janë dhënë po ashtu. Rezultati i zgjedhjeve, sipas analistëve, do të përcaktojë, në fakt, nëse Ukraina do të vazhdojë të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, apo edhe në carë mase do të jetë kjo ndihmë.

Kamala Harris është zotuar të vazhdojë politikën e Bidenit për ta ndihmuar Ukrainën, duke shprehur qartë dëshirën e saj për ta parë Rusinë të mposhtur. Rival ii saj republikan Donald Trump sakaq e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, duke thënë se Europa duhet ta mbajë pjesën më të madhe të barrës në mbështetjen për Kievin kundër pushtimit rus, si dhe e ka vënë në dyshim të ardhmen e NATO-s.

Ai ka refuzuar të komentojë nëse do që Ukraina të fitojë dhe ka pohuar vazhdimisht se nëse zgjidhet, ai do t’i jepte fund luftës shumë shpejt, edhe pse është shprehur se kushtet e presidentit rus, Vladimir Putin, për bisedimet e paqes “janë të papranueshme” dhe kjo do të thotë se ai ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se presidentët tjerë.

Read Entire Article