Botërori i femrave në futboll. Australi-Angli, gjysmëfinalja tjetër

1 year ago 23
Reklamë
19:20 12/08/2023

Australia, vendi organizator i Botërorit të femrave dhe Anglia do të përballen për një vend në finalen e 20 gushtit. Përfaqësuesja australiane eliminoi Francën pas penalltive.

Koha e rregullt dhe pjesët shtesë u mbyllën pa gola. Te 11-metërshat gabuan të dy skuadrat, por më pak ajo e Australisë që kishte edhe mbështetjen e tifozerisë së saj në Bisbejn këtë të shtunë.

Anglia mundi 2 – 1 Kolumbinë për të enë në garë për një tjetër trofe pas kampiones së Europës të marrë vitin e kaluar. Një fitore me përmbysje e anglezeve që pozicionimin më të mirë në një Kupë Bote e kanë vendin e tretë në 2015.

Gjysëmfinalja tjetër e këtij aktiviteti është Spanjë – Suedi. Asnjë nga këto skuadra nuk e ka fituar më parë Kupën e Botës për femra.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article