Botërori i Klubeve/ City mposht 3-0 Uraw Reds, në finale do të përballet me Fluminensen

9 months ago 14
Reklamë

Manchester City ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Uraw Reds, duke u kualifikuar në këtë mënyrë në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Pavarësisht presionit të madh dhe rasteve të shumta për shënim, goli erdhe vetëm në shtesën e pjesës së parë.

Pas një zbritje të Manchester Cityt, një top i ardhur nga krahët përfundoi në rrjetë, pas një devijimi të pafat të mbrojtësit norvegjez, Marius Hoibraaten.

Ndërkohë që me nsijen e pjesës së dytë do të dyfishonte shirfat Mateo Kovaçiç. Ndërsa goli i tretë do të shënohej nga Silva.

Manchester City shkon kështu në finale, ku do të përballet me Fluminense.

Read Entire Article