Brentford e tepron me çmimin e kërkuar për Toneyn

11 months ago 37

Sky Sports raporton se Brentford nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për Ivan Toneyn në afatin kalimtar të dimrit.

Raportimet e mëparshme që thoshin se Bletët do të ishin gati të ndaheshin me sulmuesin për rreth 70 milionë euro janë përballur me përgënjeshtrime nga hierarkia e tyre.

Chelsea është në mesin e disa klubeve, duke përfshirë edhe rivalët e qytetit Arsenalin, të cilët thuhet se mbeten shumë të interesuar për nënshkrimin e anglezit në janar.

Megjithatë, Brentford nuk ka ndërmend ta lërë 27-vjeçarin të largohet në afatin dimrit dhe duan ta mbajnë atë të paktën deri në fund të sezonit aktual.

Çuditërisht, një nga argumentet pas këtij çmimi të tepruar është gatishmëria e Chelsea për të shpenzuar mbi 100 milionë euro për Enzon dhe Caicedon, të cilët kanë shumë më pak përvojë në krahasim me reprezentuesin anglez.

Një golashënues i dëshmuar në Ligën Premier, pezullimi i Toney për baste përfundon më 16 janar. /Telegrafi/

Read Entire Article