Brentford nuk është problem për Liverpool

7 months ago 27
Reklamë
23:00 17/02/2024

“Të kuqtë” fitojnë në transfertë 4-1, Salah rikthehet me assist dhe gol pas dëmtimit

Liverpuli mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke fituar 4-1 në shtëpinë e Brendford.

Ndeshja nisi me probleme për Klop, që në minutat 34 dhe 44 u detyrua që të zëvendësonte Xhons dhe Diogo Zhota me Gravenberch e Salah, që u rikthye pas dëmtimit.

Para se të linte fushën, portugezi i dha asistin Nunjez, që në minutën e 35 të lojës zhbllokoi rezultatin. Në të 55, Mek Alsiter shënoi golin e dytë për miqtë pas pasimit të Salah.

Pas 13 mintuash ishte radha e kapitenit të Egjiptit që të festonte për Liverpulin. Në të 75’, Tonej shkurtoi disavantazhin për vendasit.

Fitoren e vulosi Gakpo katër minuta nga fundi i kohës së rregullt. Pas 25 ndeshjesh të luajtura, “të kuqtë” shkojnë në kuotën e 57 pikëve në renditje.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article